Banorët e Astirit: “Do veprojmë dhe rezistojmë sa të jetë nevoja”

Banorët e Astirit si çdo natë kanë dalë sërish në protestë në mbrojtje të pronave të tyre që preken nga projekti i ndërtimit të Unazës së Re.

Ata deklaruan se kryeministri Rama dhe kryebashkiaku Veliaj po përpiqen që të përçajnë banorët, por sipas tyre, nuk kanë për tia dalë.

“Ne jemi kundër agresivitetit dhe dhunës, të vetmit që kanë dhunuar dhe që dhunojnë janë pushtetarët përmes forcave të rendit”, tha një nga banorët.
“Asnjë kryeministër nuk po del t’i japë zgjedhje kësaj gjëje.

Do veprojmë dhe rezistojmë sa të jetë nevoja. Nuk po e kuptoj pse shteti nuk po vepron për t’i dhënë zgjidhje kësaj gjëje. Ne nuk do biem pre e këtyre. Por, nëqoftëse ata do të na provokojnë ne do t’i kthejmë monedhën” –tha një banor tjetër.

Një tjetër banor i pranishëm në protestë, nuk kurseu apelin ndaj të pranishmeve për të mos rënë preh e dhunës dhe provokimeve.

“Kam një thirrje për këta që janë në protestë mos bini pre e provokimeve të kalimtareve se mund të jenë edhe provokime nga ana e policisë. Protesta e Unazës është një protestë kundër vjedhjeve.

Këto provokacione nuk e di nga vijnë, çdo natë policia ka ndaluar trafikun ndaj i bëj thirje policisë që të mos provokojnë qytetarët se askush nuk mban përgjegjësi. Ju ftoj çdo ditë e më shumë të mblidheni në protestë”.

Loading...