Majlinda Bregu tregon për jetën e re në Sarajevë

Majlinda Bregu, ish-Ministre e Integrimit tashmë me një post të ri në Sarajevë ka treguar jetën e saj në një shtet tjetër dhe një pozicion tjetër pune.

Ajo tashmë është Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal dhe ky pozicon pune, i fituar mes shumë konkursesh, siç shprehet Bregu i ka marrë një pjesë të madhëe të kohëës dhe impenjimeve ditore.

Në një intervistë nga Vizion Plus ajo ka treguar jo vetëm punën e saj , por dhe shumë për jetën personale, familjen, shoqërinë, dëshirat e kënaqsitë e sa.
Tashmë që është larg vendit e vetmja gjë që e shqetëson Bregun është familja e saj, bashkëshorti dhe fëmijët.

“Po mundohemi ta menaxhojmë te dyja palët sepse është e vështirë. Sigurish që unë them që është më e vështirë për mua sepse jam larg dhe vetëm. Nërkohë është dhe shqetësimi i mamit për fëmijët.
Ndjenja e fajit, unë nuk di ndonjë grua që ka vendosur të investojë në karrierë dhe ka një ambicje për të bërë përpara, mos ketë ndjenjën e fajit për fëmijët.

Për shembull, dje më thoshtë ajo zonja që kujdeset për fëmijët që djali ka pak hundë dhe unë tani gjithë kohës mendoja: “Uroj mos ketë temperaturë se pastaj do më duhet të kthehem më shpejt.

Por dhe shqetësohesh. Kështu që nuk është kollaj për asnjë nga palët. Nuk është kollaj për tim shoq që gjithsesi është në Tiranë dhe duhet të gjejmë mundësitë për t’u kombinuar dhe për t’u takuar në gjysëm të rrugës, diku jo shumë larg nga Tirana që mund të jetë Mali i Zi, që mund të jete Prishtina sepse Sarajeva është më larg. Kështu gjejmë mundësi për të qënë bashkë”– është shprehur ajo.

Loading...