Nga një kërkim shkencor i pari i këtij llojit, studiuesit pohojnë se kanë gjetur se dallimet midis trurit të burra dhe grave fillojnë që në mitër.
Përfundimi ka gjasa të jetë i diskutueshëm, pasi disa ekspertë, kryesisht ata që mbështesin lëvizjet feministë, pretendojnë se ndikimet sociale janë më të rëndësishme.
Profesor Moriah Thomason, nga Universiteti i Nju Jorkut “Langone”, tha se një nga dallimet kryesore ishte lidhja midis zonave të largëta të trurit.
Sipas studimit, botuar në revistën ” Developmental Cognitive Neuroscience”, truri tek fetuset femra në mitër prodhuan “netuork” me rreze më të gjata.
Profesor Thomason tha se kjo ishte më pak e vërtetë për djemtë, të cilët ishin ‘më të ndjeshëm ndaj ndikimeve mjedisore’.