Gjatë një interviste për gazetarin Roland Qafoku në emisionin “Debati në Channel One”, Nano sqaroi se nuk deshi ta fyente kur iu përgjigj nëse kishte pirë ndonjë gotë raki para se të vinte në emision
Një keqkuptim kolosal. Ti mund të ma thuash gjithë ditën mua gay dhe unë nuk fyhem.
E para unë nuk jam gay, por edhe sikur të isha nuk fyhem. Unë nuk ia thashë për ta fyer Dashin se pija nuk është mëkat. Mua nuk më shqetëson që më thonë gay.
Mua më shqetësojnë kur më thonë renegat, tradhëtar, i poshtër, apo gazetar i Ramës dhe që më ikën truri. Por kur më thonë gay, jo”, tha Nano.
Debati u nis nga Nano, që në diskutim e sipër, iu drejtua me shprehjen ‘A ke pirë naj gotë?”, çka më pas ngjalli reagimin e Shehit. Ish deputeti e konsideroi Nanon “bandë të legenëve të Ramës dhe zgjebs”