Itali – Su.lm racist me ar.më ndaj fëmijëve shqiptarë

Ur.rejtja racore është motivi që nxiti një grindje në sheshin Umberta i në Marcianise, Itali, të shtunën e kaluar.

Lajmi u bë i ditur nga kryebashkiaku Antenello Velardi. Ishte qytetari i parë i vendit që tregoi si rrodhën ngjarjet.

“Ata janë identifikuar nga policia e bashkisë sonë, që ka kryer shërbimin në shesh në bashkëpunim me karabinierët.

Dy të rinjtë kanë precedentë të veçantë dhe të them se janë ngacmues, është pak. Pak muaj më parë për ata u njoftua se ishin duke që.lluar me ar.më nga ballkoni. Po pse kanë provokuar sherr përsëri të shtunën?

Komuna ka konstatuar se e kanë bërë për hir të urrejtjes racore. Që në fakt ata e kanë në veçanti me shqiptarët. Dhe grindja ndodhi me një grup fëmijësh shqiptarë që jetonin në Marcianise pak më larg sheshit.

Në shtëpinë e njerit nga të dy janë gjetur parulla dhe mbishkrime mjaft shqetësuese dhe që japin ndjesinë e këtij devijimi.

“Fakti është serioz në vetvete – ka dalë në konkluzion kryebashkiaku i Marcianise – por akoma më shumë për realitetin që na jep dhe për shkakun se sinjalizon pakënaqësinë serioze të të rinjve që duken pa një të ardhme. Ashtu si ato të portretizuara më poshtë, dy të denoncuarit ”.

Loading...