Specat e mbushur kanë qënë pjesë e tryezës shqiptare për shumë vite.
Në krahina të ndryshme ato gathuen me erëza të ndryshme dhe me mbushje të ndryshme, dhe rezultati është gjithnjë fantastik.
Përbërësit:
2 filxhan me oriz;
1 dorë majdanoz;
8-10 speca zilkë;
2 lugë çaj me mente të tharë;
1 lugë çaj me spec djegës pluhur;
1 qepë të vogël;
300 gr mish viçi të grirë;
500 ml salcë domatesh;
1lt uji.
Përgatitja:
Në një tigan me vaj ulliri skuqim qepën e grirë hollë së bashku me mishin e grirë, për disa minuta.
Shtojmë specin djegës, menten dhe majdanozin dhe i perziejmë disa herë.
Shtojmë orizin në përzierje dhe e skuqim për pak minuta.
Përgatisim specat duke u hequr pjesën e sipërme dhe farat. Pasi t’i kemi pastruar specat, me ndihmën e një thike, shpojmë specat në 3-4 vende, në mënyrë që në to të qarkullojë ujë për të zier orizin.
I mbushim specat me përzierjen e përgatitur më parë dhe i shtrojmë në një tavë.
Shtojmë në tavë përzierjen e mbetur, salcën e domates, ujin dhe 2-3 lugë vaji ulliri.
I pjekim në furrë me tempëraturë 250 oC për rreth 1 orë ose deri sa orizi të ketë zier.
Tashmë na mbetet thjesht t’i shijojmë!