“Mall nëne” – Poezi nga Lela Qejvani

MALL NËNE

Qëndron përball meje kjo foto mbi tavolinë,
duke folur e treguar histori.
Me shikimin tënd,
nuk është e vështirë të kuptosh .
Më sheh në sy,
dhe mua një mall më rrëmben.
Një dhembje ndjej në shpirt, sonte jam pa ty….

Në këto çaste,ty nënë,të kujtoj dhe shkrihem në vaj e mallëngjim .
Më mungon aroma jote,
moj nënë .
Në shpirt m’ka hedhur rrënjë një trishtim.

Sa më shumë largohen ditët ,
aq më shumë ndjej mall .

Nëna ime ti,
tani më sheh në sy
nga kjo foto e rrallë
edhe pse nuk je e gjallë.
.
Më duket sikur më thua :
-Edhe unë moj bij,
për ju kam mall.

Nënë ,
më ke munguar, më mungon e do të më mungosh,
derisa të jem gjallë.

Breda meje mbetesh një plagë e hapur ,
e pashëruar,
e rrallë.

Lela Qejvani 26. 03 .2017 QL@

Loading...