Banorët e Astirit kanë dalë sërish në protestë mbrëmjen e sotme nga ku kanë bërë thirrje kundër qeverisë dhe kanë kërkuar anullimin e projektit të Unazës së Re duke argumentuar se dëmton pronat e tyre.
Në këtë protestë si çdo mbrëmje ka marrë pjesë edhe ish-deputeti I Partisë Demokratike, Klevis Balliu, i cili gjatë fjalës së tij u shpreh se nuk ka zgjedhje dhe zgjidhje për vendin pa largimin e Edi Ramës.
“5 vrasje këmi në një javë dhe asnjë nuk kemi të zgjidhur, dhe e vërteta ka vetëm një zgjidhje, ai është Edi Rama dhe asnjë zgjidhje nuk do të ketë më pa larguar Edi Ramën”.
Balliu ka komentuar edhe deklaratat e kryebashkiakut Veliaj lidhur me ndërtimin e Teatrit të ri dhe vijimin e punimeve në Unazën e Re duke thënë se ai I ka quajtur protestuesit “shpellartë”.
“Dëgjova dje Erion Veliajn se do të bëhet Teatri, se do të ndërtohet Unaza e Re, se banorët janë përdorur. Por ai nuk erdhi asnjëherë këtu, përkundrazi i quajti shpellarë. Është shefi jot që ju dha fjalën këtyre banorëve që nuk do të prekej asnjë shtëpi, por ai nuk ka fjalë, ai nuk ka besë, ai nuk është shqiptarë, sepse nuk mund të jesh shqiptar që t’ju prishësh shtëpitë shqiptarëve”.
Zyrtari i PD-së foli edhe rreth arrestimeve të protestuesve ku tha: “Sot është një moment tragjik sepse janë në burg njerëz që nuk kanë bërë absolutisht asgjë, vetëm se protestuan kundër një projekti nga i cili vidhen paratë e qytetarëve”.
Balliu ka edhe dy fjalë për Kryeministrin Rama të cilit I kujton deklratat e tij rreth pasurisë që dispononte: “Erdhe nga një shtëpi me qera dhe dole te shpia në Surrel, erdhe pa brekë dhe na dole me kollare që kushton 300 euro. Erdhe nga 2000 euro që na deklarove dhe sot na del pasanik. Shqiptarët ta kanë kuptuar filmin dhe nuk do të lejojnë ty ti menaxhosh zgjedhjet, don apo s’don ti, me hir a me pahir nuk do të ketë zgjedhje me ty në krye të qeverisë”.