Itali – Aksident i rëndë,humb jetën mjeku shqiptar, plagosen dy kolegë të tij

Autoritetet njoftojne se një aksident i rëndë mësohet të ketë ndodhur sot në Itali, ku për pasojë ka humbur jetën një shqiptar 66 vjeç.

Sipas medieve italiane thuhet se shqiptari ishte me profesion mjek dhe ka humbur jetën në vend, ndërsa identiteti i tij nuk bëhet i ditur.
Aksidenti i rëndë ka ndodhur në utostradën A25, në afërsi të Peskarës, ndërsa i ndjeri po udhëtonte së bashku me 2 kolegë të tij.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se dy kolegët e mjekut shqiptar janë plagosur, ndërsa nuk ka të dhëna për gjendjen shëndetësore të tyre.

Mësohet se mjeku shqiptar ishte ulur në sedijen e pasme të makinës Mercedes B Class i cili ka humbur kontrollin dhe është përmbysur, e për pasojë ka marrë plagë të forta, gjë që kanë çuar në humbjen e jetës së tij

Loading...