Certifikohet “Air Albania”, aeroportet ku do të operojë

“Air Albania” ka marrë certifikimet e nevojshme pranë Autoritetit të Aviacionit Civil (AAC) sipas kërkesave të kuadrit ligjor vendas dhe direktivave të Bashkimit Europian.

Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit të Aviacionit Civil, Krislen Keri deklaroi sot se “tashmë avioni i parë i linjës ajrore “Air Albania” është regjistruar nën emërtimin “A319 Za Bel” në regjistrin e avionëve civilë”.

Në një konferencë për shtyp të martën, Kerri tha se, është miratuar pjesa e stafit prej 38 punonjësish dhe tetë pilotësh të kompanisë. Kodi që do të mbajë avioni është ABN. Mirëmbajtja e avionëve do të bëhet nga pjesa teknike e kompanisë Turkish që është edhe aksionere ndërkohë që kompania shqiptare do të atashohet pranë organizatës së trajnimit të Turkish Airlines”.

“Fluturimet do të nisin me destinacion aeroportin e ri të Stambollit ndërkohë që kompania Air Albania ka njoftuar se është në pritje të avionit të dytë që do të ketë si synim destinacionet në aeroportet europiane. Në duam të bëjmë përgatitjet për avionin e ri i cili do të ketë destinacionet e reja në aeroportet europiane. Tre aeroporte në Itali ku bëjnë pjesë Roma, Milano dhe Bolonja si dhe Aeroporti i Londrës. Futja e Air Albania ka aspekte pozitive përsa i përket uljes së çmimit të biletave, pasi ofrohet një alternativë më shumë dhe më e lirë, gjithashtu prezencën e Shqipërisë në një treg dhe destinacione ku ka shqiptarë”, tha Keri.

/e.xh/ /a.g/

Loading...