Flet për herë të parë vëllai i Bleona Matës

Kanë kaluar 9 vite nga koha kur Bleona Mata, në atë periudhë vetëm 6 vjeçe, u zhduk në mënyrë misterioze pasditen e 22 majit të 2010-s, teksa kulloste bagëtitë në malin e fshatit Zapod të Kukësit.

Në emisionin “Pa gjurmë” në “Report TV” mbrëmjen e djeshme pranoi të fliste për herë të parë, në një prononcim për mediat, vëllai i saj Armendi.

Mes lotësh ai mundohet që të çojë deri në fund fjalinë, por e ka të pamundur.

“Unë dua t’i them si vëlla i vogël të kthehet sa më shpejt e më parë. Ishim duke luajtur në oborrin e shkollës dhe erdhi Xhemilja dhe e mori… “, thotë 14-vjeçari.Në atë kohë vogëlushi ka qenë vetëm 3 vjeç, por ngjarja nuk i hiqet nga mendja.

Kujtojmë se ekspertët ndërkombëtarë realizuan imazhin, sesi mund të duket sot 16-vjeçarja Bleona.

Ndërkohë policia britanike, Qendra britanike për Personat e Humbur dhe BBC pritet të hetimet për gjetjen e Bleonës së vogël, pas dyshimeve se ndodhet në Londër.

Loading...