Ish-deputeti demokrat Ervin Salinaji u përplas ashpër me analistin Lorenc Vangjeli.
Ky i fundit nuk ishte i bindur me arsyetimin e Salianjit për përgjimet e publikuara në lidhje me çështjen “Babale”.
Kjo ka bërë që gjakrat të ndizen në mes të emisionit.
Në tension e sipër Salianji i drejtohet Vangjelit duke i thënë se mund ta fluturojë kollaj.
Nga ana tjetër Vangjeli është përgjigjur me ironi, duke e quajtur Salianjin garip dhe trim.
Gjatë gjithë mbrëmjes, Vangjeli pati fërkime me ish-deputetin demokrat.
Në një moment ai e pyeti nëse ka ndonjë të afërm që ka probleme me drejtësinë në një vend të Europës.
Pjesë nga debati:
Ervin Salianji: Unë dua të merrem më faktet, se të jetë për ty e di si të fluturoj apo jo? E di si të fluturoj?
Lorenc Vangjeli: Dëgjoje, dëgjoje çik këtë garipin dëgjoje! Përsërite dhe njëherë, ti mo përsërite? Ti more?
Ervin Salianji: Po të dua të fluturoj, të fluturoj fare… fare!
Lorenc Vangjeli: E dëgjon këtë trimin? E dëgjon këtë trimin? O trimi, o trimi…
Ervin Salianji: Prokuroria e kri.meve të rënda duhet të conte sonte përpara përgjegjësisë penale….
Ervin Salianji: Mashtrues!