Autoritetet rumune kanë konfiskuar më shumë se një ton kokainë të kualitetit të lartë që ishte fshehur në një anije në afërsi të plazhit të Detit të Zi, jo shumë larg vendit të quajtur “Sveti Gjorgje”.
Sipas vlerësimeve të para droga llogaritet të arrijë vlerën e 300 milionë eurove.
Bëhet fjalë për kokainë të pastër 90%.
Deri tani bëhet e ditur se janë të implikuar edhe shtetas serbë dhe se dy prej tyre janë arrestuar tashmë.
Hetimet kanë treguar se sasia e madhe e kokainës është transportuar në Rumani përmes rrugës së detit nga Amerika e Jugut. Sipas mediave lokale, sasia e lëndës narkotike ishte ndarë në 36 pako.
Loading...