Zbulohet emri i ek.zekutorit të biznesmenit në Theth

Është zbuluar emri i vrasësit të biznesmenit nga Thethi, Ferdinand Polia.

Ai quhet Kristian Sulaj dhe është vëllai i njerit prej të arrestuarve, Alfred Martinit, por e ka ndryshuar mbiemrin.

Sulaj ose ndryshe Martini, pas ekzekutimit gjakftohtë të Nard Polisë në makinën e tij, është larguar drejt Malit te Zi.

Vëllai i vrasësit, Alfred Martini dhe dy vëllezër të tjerë, Kleandro dhe Gilbert Toma, që janë arrestuar pas vrasjes, kanë marrë masën e sigurisë sot “Arrest me burg” si bashkëpunëtorë me autorin e krimit.

Loading...