Parlamenti sot me 99 deputetë!

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e ditës së sotme do tu japë mandatet e deputetit tre kandidatëve në listat e PD dhe LSI.

Dy kandidatë vijnë nga radhët e PD-së ndërsa i treti del nga listat e LSI-së.

Përkatësisht nga lista e PD-së, merr mandatin Adritatik Alimadhi i cili është kreu i Partisë së Ballit Kombëtar por u përfshi në listat e PD në qarkun e Vlorës.

Alimadhi do të marrë mandatin e ish-deputeti Agron Shehaj.

I dyti nga radhët e PD-së është Arben Elezi, i cili do të marrë mandatin e lënë nga nënkryetari i PD-së, Edmond Spaho.

Nga radhët e LSI-së në Shkodër, në vend të Agron Çelës do të marrë mandatin Ambra Borova.

Lista e deputetëve të opozitës:

PD
Myslim Murrizi
Rudina Hajdari
Ligoraq Karamelo
Alban Zeneli
Majlinda Halilaj
Lefter Maliqi
LSI
Enda Koçiraj
Nimet Musai
Ralf Gjoni
Ylli Shehi
Aurora Mara
Erdiola Braha
Edlira Hyseni
Enver Roshi
Edmond Rrushi
Elda Hoti
MARRIN SOT MANDATIN
PD
Adriatik Alimadhi
Arben Elezi
LSI
Ambra Borova

Loading...