Petrit Vasili: “Detyra jonë është zgjedhje të lira dhe të çlirojmë shtetin nga kapja”

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka rrëzuar çdo mundësi dialogimi me Ramën, madje përjashtoi si mundësi edhe tryezën me ndërmjetësimin e Presidentit Meta.

Vasili tha në studion e ‘Talk Showt’ në Top Channel se të gjitha informacionet për dialog me Ramën ku ndërmjetës do të jetë Presidenti Meta, janë sajesa të zyrës së Ramës.

‘Këto janë lajme që prodhohen nga portalet e kapura nga Fuga, që hanë bukën e pisët të Ramës

Ne nuk kemi thënë asnjë gjë të tillë. Ka vetëm një objektiv madhor që është largimi i Edi Ramës, si kryeministri i Shqipërisë që ka krijuar trekëndëshin e tmerrëshëm ku është futur Shqipëria; trafik droge- krim i organizuar- para të pista; që po rrënon gjithmonë e më sumë Shqipërinë.

Ky kryeministër jo vetëm i ka inkurajuar, por edhe i ka pëdorur. Jo më larg në një studio tjetër televizive u denoncuan zyrtarë të inkriminuar në audiopërgjime të reja me zyrtarë të lartë të policicë, që i mban Edi Rama.

Nuk mund të jetë ky që të negociojë në emër të askujt. Detyra jonë është zgjedhje të lira dhe të çlirojmë shtetin nga kapja’, tha Vasili.

Loading...