Lajmin e kofirmon faqja zyrtare e Pallatit të Kulturës në Durrës, “Aleksandër Mosiu”.
Në njoftimin e bërë publik bëhet me dije se : “Me hidhërim të thellë njoftojmë se u shua dhe një tjetër yll i gjirit tonë artistik durrsak e shqiptarë. Vera Urumi u nda sot nga kjo jetë.”
Teatri ‘Aleksandër Moisiu’ në Durrës ka shprehur mirënjohen më të thellë e ngushëllimet më të përzemërta të familjes dhe gjithë të njohurve.
Homazhet do të mbahen nesër në hollin e Teatri Aleksandër Moisiu në Durrës në orën 12:00.
Në foto paraqitet një fragment nga komedia ‘Prefekti’ ku aktorja, Vera Urumi luante në rolin e Zonjës përkrah Nikolin dhe Meropi Xhojës dhe në foton tjetër me kolegun e saj, Lutfi Hoxha gjatë ceremonisë së Festivalit të Filmit në Durrës në vitin 2012.