Kryemadhi: “Vuçiç është më i zgjuar se Rama”

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, thotë se kryeministri Edi Rama duhet të marrë shembull nga Presidenti serb, Vuçiç, i cili shpalli zgjedhjet e parakohshme parlamentare për të mos thelluar më tej krizën në Serbi.

“Vuçiç u tregua më i mençur se Edi Rama dhe më i shpejtë se ai, i shpalli zgjedhjet e parakohshme për të mos e thelluar më tej krizën.

Besoj që edhe Partia Socialiste do të reagojë më shpejt, sepse çdo ditë që kalon e thellon më shumë krizën, dhe njëkohësisht rrit edhe më shumë mos përkrahjen e qeverisë së kapur nga një grup kriminal ndaj shqiptarëve”, tha Kryemadhi nga selia e LSI-së.

Loading...