Monika Kryemadhi: “Protesta e nesërme do të jetë madhështore”

Monika Kryemadhi, në një prononcim për mediat jashtë selisë së LSI-së, u ndal tek protesta që pritet të mbahet nesër paradite, ndërsa i mëshoi fort faktit se ajo do të jetë e shtata në radhë, por jo e fundit.

Kryetarja e LSI-së tha se protesta e nesërme do të jetë madhështore, dhe se opozita sikundër dhe qytetarët do të protestojnë për kushtet ekonomike, për çmimet e larta të energjisë e ujit, për papunësinë etj.

“Protesta e nesërme do të jetë madhështore, sepse çdo ditë e më shumë problematikat e shqiptarëve shtohen, duke filuar nga mungesa e punës, çmimet e larta të energjisë së ujit të pijshëm, te kosto e jetës që nuk e kanë. Protesta nuk ka të bëjë vetëm me protestën politike, por edhe ekonomike.

Djegia a mandeteve është interes publik.

Çdo ditë e më shumë, elita shqiptare, e ata pak njerëz që kanë ngelur në Shqipëri, po fillojnë të kuptojnë se djegia e mandateve ishte akti final i opozitës, për të ndërgjegjësuar jo vetëm opinionin publik, por edhe opinionin ndërkombëtarë, se shteti është i kapur. Dhe se kapja e shtetit ka varfëruar shqiptarët”.

Loading...