Fier – Investime për kthimin e hapësirave publike te qytetarët

Kthimi i hapësirave publike te qytetarët dhe krijimi i mundësive për argëtimin e fëmijëve nuk është një prioritet i ri për bashkinë e Fierit.

Në vijimësi, është punuar në këtë drejtim jo vetëm brenda territorit të qytetit por edhe në hapësirat publike në njësitë e tjera administrative që mbulohen nga kjo bashki.

Kryetari i bashkisë së Fierit, Armando Subashi sjell në kujtesë situatën në hapësirat publike, të cilat tashmë u janë rikthyer qytetarëve.

“Banorët e lagjes “1 Maji” e dinë më mirë se si ishte dhe si u bë sheshi mes pallateve.

Nuk kemi mbaruar ende.

Rrugë të asfaltuara, sipërfaqe publike të sistemuara dhe hapësira të gjelbëruara për një qytet që ndryshon çdo ditë”, tha Subashi./atsh

Loading...