Arestohen 2 shqiptarëve, Kapen 110 kg drogë

Kapet sasi e madhe droge në kufirin greko-shqiptar. Droga u kap në Sajadhë, Igumenicë. Sipas policisë helene, droga vinte nga Saranda dhe kishte kaluar nga kufiri i gjelbër.

Policia greke ka ndërhyrë sot në orët e para, ka ndaluar automjetin që ishte ngarkuar në kufi dhe po tentonte të futej në brendësi të tokës greke.

Janë arrestuar dy shqiptarë, shoferi 57 vjeç dhe pasagjeri 48 vjeç. Po kështu janë sekuestruar 107 pako me 110 kg 330 gram marijuanë dhe 4 celularë. Sipas policisë, makina rezulton e marrë me qira në Greqi.

(BalkanWeb)

Loading...