Gjykata merr vendimin final për vr.asësit e Jurgen Kurtit

Gjykata e Tiranës sapo ka dhënë masën e sigurisë “arrest me bu.rg” për tre të arrestuarit për vr.asjen e Jurgen Kurtit.

Të tre ishin të pranishëm në seancë në momentin e vendimit: Elsi Levendi 21 vjeç, banues në Tiranë, Alesio Berberi 33 vjeç, banues në Patos dhe Olsi Qalliaj, 22 vjeç, banues në Patos.

I akuzuari i katërt që akuzohet për vr.asjen është Klodian Bane, i shpallur në kërkim.

Vr.asja e Jurgen Kurtit ndodhi më datë 18 mars 2019, në rrugën “Zef Jubani”rreth orës 22:30. Policia arrestoi tre shtetasit në fjalë dhe shpalli në kërkim të katërtin.

E. L., 21 vjeç, lindur në Athinë/Greqi dhe banues në Tiranë;
A. B., 33 vjeç, lindur në Patos dhe banues në Patos, Fier;
O. Q., 22 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Patos.

Nga informacionet e grumbulluara, provat e administruara dhe të sekuestruara, si dhe tërësia e veprimeve hetimore të kryera, dyshohet se autorët e kësaj ngjarje janë shtetasit e mësipërm së bashkë me një shtetas tjetër të shpallur në kërkim.

Policia gjatë kontrollit fizik dhe në basnesat e këtyre shtetasve gjeti dhe sekuestroi një automjet që u ka shërbyer autorëve për tu larguar nga vendi i ngjarjes, si dhe dy makina të tjera luksoze një ar.më zj.arri “Pi.stoletë TT”, fishekë luftarak, një sasi prej 2470 Euro e lekë shqiptare, 13 aparate celular, si dhe një sasi e vogël lënde nar.kotike.

Veprimet hetimore janë në vazhdim e sipër për të bërë të mundur dokumentimin e plotë me prova ligjore të personave të tjerë të përfshirë në ngjarje, si dhe për dokumentimin e motiveve të ngjarjes.

Të arrestuarit akuzohen për veprat penale penale “Vr.asje me paramendim e kryer në bashkëpunim”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje të ar.mëve lu.ftarake”, “Prodhim dhe shitje të nar.kotikëve”

Loading...