Ndërkohë që në Parlament mungon opozita, mes maxhoracës ka pasur për.plasje mes tyre.
Ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj gjatë fjalës së tij në seancën parlamentare doli kundër vendimit të ministrit aktual të Brendshëm, Sandër Leshajt për ndryshime në ligjin për vettingun në polici.
Deputeti socialist tha se ndryshimet nuk janë të duhurat dhe se kjo gjë do cënojë cilësinë e vettingut në polici.
Ndërsa theksoi se politika e përbaltjes është riaktivizuar brenda dhe jashtë sallës së parlamentit.
Iniciativa për “vetting” të të gjithë Policisë së Shtetit u ndërmor nga Xhafaj, gjatë kohës së ai mbante postin e Ministrit të Brendshëm. Por Lleshaj ka kërkuar realizimin e disa ndërhyrjeve në ligjin ekzistues për Vettingun. Ai tha se ndryshimet e propozuara nuk prekin thelbin e procesi të Vettingut, por për të përshpejtuar procesin.
“Problemi themelor që lidhet me këtë situatë ka të bëjë me kohën, e cila është në dispozicion për të mbyllur procesi e Vettingut. Sipas ligjit aktual, procesi i Vettingut për 13 mijë punonjës të Ministrisë së Brendshme duhet të mbyllet në marsin e vitit të ardhshëm, ndërkohë që procesi ende nuk ka filluar dhe praktikisht është e vështirë, për të mos thënë e pamundur, që ky proces të mbyllet ashtu sikundër ligji e parashikon, pra në marsin e vitit të ardhshëm,”-tha Lleshaj.
Ndërsa shtoi se: “Një arsye tjetër që ka të bëjë me kërkesën për të ndryshuar ligjin lidhet me volumin e madh administrative që kërkohet për të realizuar atë, kërkohet që rreth 240 punonjës me kohë të plotë, nga strukturat e Policisë dhe të SHÇBA, të shkëputen nga funksioni i tyre bazë dhe ti dedikohen Vettingut me kohë të plotë, pra kjo është një volum shumë i madh administrativ dhe këtij volumi administrativ i bashkëshoqërohet dhe një faturë jo e parëndësishme financiare, e cila shkon rreth 3 milionë dollarë, kosto e parashikuar e këtij procesi.”