Konflikti mes disa të rinjve në Tiranë i ka shkaktuar të çara të mëdha në fytyrë një 21 vjeçari, i cili është dërguar me urgjencë në spital dhe për fat të mirë është jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja ndodhi gjatë pasdites së sotme në zonëne Institutit ku mbeti i plagosur I. Meraj.
Ky i fundit ishte duke u stërvitur me shikun e tij, kur aty ia kanë behur disa të rinj të tjerë të moshës 17 deri 20 vjeç duke u konfliktuar me njeri-tjetrin, ku për shkak të goditjeve me thikë Meraj ka marrë plagë në fytyrë.
Meraj dhe shoku i tij janë futbollistë që luajnë në kategorinë e parë të kampionatit tonë.
I plagosuri është dërguar në spitalin e Traumës, ku do t’i nënshtrohet një operacioni, ndërsa shoku i tij është dërguar në komisariatin nr.3, ku po merret në pyetje.
Njoftimi i policisë
Rreth orës 16:50 në rrugën “Taulantët”, gjatë një konflikti për motive të dobëta është plagosur me mjet prerës shtetasi I. M., 21 vjeç, i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Policia po punon për kapjen e autorit.