Për të gjithë drejtuesit e mjeteve – Ja çfarë ndodh nga 1 Prilli…

Nga 1 prilli i vitit 2019 nis regjistrimi i aksidenteva, gjë që do i detyrojë drejtuesit e mjeteve të paguaj siguracionin e makinës më shtrenjtë.

E ndërkohë e kundërta do të ndodhë për ata të cilët nuk shkaktojnë aksidente, siguracioni i tyre do të ulet deri në përgjysmim të tij.

Me këtë nismë të ndërrmar synohet ndërgjegjsimi i shoqërisë për të parandaluar kështu dhe aksidentet.

Nga ana teknike procesi është më transparent dhe përfshirja e formulave matematikore e bën një mekanizëm të drejtë, të besueshëm dhe sipas meritës.
Ky është në thelb vendimi më i fundit i marrë nga Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, që i hap rrugë zbatimit të atij që quhet sistemi “Bonus-Malus”, i aplikuar me sukses nga shumë vende europiane.

Udhëzimi i Bordit të AMF-së u miratua si një kërkesë e tregut dhe për të krijuar shumë lehtësi për qytetarët.

Kjo, pasi është verifikuar që në vendet ku është në zbatim ky lloj sistemi ka dhënë efekte në uljen e numrit të aksidenteve, mbrojtjen e jetës së qytetarëve dhe garantimin e një çmimi më të drejtë për siguracionet e makinave.

Loading...