Mete Lako nga Dukati është plot 101 vjeç.
Edhe pse është në këtë moshë, ai vazhdon ende të punojë si blegtor.
Prej 80 vitesh ai merret me rritjen e bagëtive.
Çdo ditë Metja shkon në stanin e tij në malin e Dukatit për të ushqyer bagëtinë. Edhe pse stani i tij ndodhet në një terren të vështirë, ai e bën çdo ditë në këmbë rrugën dhe shkopi që mban në duar pothuajse nuk e ndihmon fare sepse ai ndihet fizikisht i fuqishëm.
Në një intervistë ai ka thënë: “Me bagëti jam marrë, ato kam shkollë, ato më ushqejnë. Mirëpo ky brez i ri qesh me këtë.” Në stanin që Metja ka bashkë me djalin e vogël ka mbi 500 kokë dhi. I moshuari ka pesë fëmijë, por jeton me djalin e vogël.
Ai tregon se jetëgjatësia e tij është e lidhur me ajrin e pastër si dhe qumështin e dhisë që ka konsumuar për ditë. Po ashtu 101-vjeçari thotë se të gjitha malet përqark nga Karaburuni dhe deri në Llogora i ka shkelur me këmbë.