Një përplasje me armë ka ndodhur në Vlorë mes policisë dhe dy personave në kërkim.
Bëhet me dije se gjatë operacionit të policisë për kapjen e tyre, ka patur edhe të shtëna me armë zjarri, por fatmirësisht deri më tani nuk raportohet për të lënduar.
Njëri nga personat është ndaluar ndërkohë që tjetri është në kërkim, ndërkohë policia ende nuk ka dalë me një deklaratë zyrtare për ngjarjen.
Bëhet me dije se gjatë këtij operacioni në lagjen ‘10 Korriku’ të qytetit të Vlorës, policia ka sekuestruar edhe një pistoletë.
Loading...