Hapa vendimtarë drejt çeljes së negociatave të Shqipërisë me BE

Në vijim të vendimit të Këshillit të Ministrave të BE-së në qershor, i cili përcaktoi rrugën për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe autorizoi Komisionin Europian për fillimin e punës përgatitore, ose sic njihet ndryshe si procesi screening, sot në Bruksel po mbahet takimi për kapitullin 24 “”Liria, Drejtësia, Siguria”.

Lajmi bëhet i ditur nga zv.ministrja e Brendshme Romina Kuko. “Hapat vendimtarë drejt çeljes së negociatave të Shqipërisë më Bashkimin Europian”, deklaron zëvendësministrja e Punëve të Brendshme, Romina Kuko e pranishme në takimin me Komisionin Europian‏.

“Në Komisionin Europian në Bruksel në ditën e parë të procesit screening për Kapitullin 24 “Liria, Drejtësia, Siguria”, ku Ministria e Brendshme është lider”,- shprehet Kuko.

Ky takim do të pasohet nga të tjerë që do të zhvillohen në Bruksel me Komisionin Europian për kapituj të ndryshëm të negociatave të anëtarësimit.

Takimi i 27-28 shtatorit shënoi fillimin e punës teknike të negociatave të anëtarësimit, nëpërmjet së cilës Shqipëria fiton kohë në procesin e mirëfilltë të negociatave. /atsh

Loading...