Edi Rama : “Më thanë gazetarët italianë çfarë ofron Shqipëria? I thash ofrojmë edhe protesta…”

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me qytetarët durrsakë në kuadër të programit “Bashkia që Duam”.

Ai e ka nisur fjalën e tij duke bërë ironi ku ka thënë se kryebashkiaku Gjushi e kishte lajmëruar dje se sot në Durrës do të kishte vizitorë nga Kamza, Vora, Kaqvaja, Shkodra e Vau i Dejës. Duke shtuar se “Mua më vjen mirë që do vinë në Durrës, se do mund të shohin jo vetëm të dëgjojnë”.

“Po më thoshte Gjushi dje që nesër do kemi vizitorë nga Kamza, Vora, Kavaja, Shkodra, Vau i Dejës, punonjës të bashkive përkatëse, që zhvillojnë turizëm politikë, spostohen sipas datave të agjencisë turistike të protestave në Tiranë, vijnë kur ka parlament, një herë në muaj në bulevard, dhe në qytete të ndryshme.

Mua më vjen mirë që do vinë në Durrës, se do mund të shohin jo vetëm të dëgjojnë.

Kam bindjen që ata nuk i dëgjojnë ato për të cilat mblidhen se është i njëjti disk që rrotullohet, por do kenë rastin të shohin Durrësin siç nuk e kanë parë”, tha Rama duke ironizuar deklaratat se në takimet e tij detyron administratën shtetërore për të marrë pjesë.

Kryeministri tha ndër të tjera se gjatë takimeve që kishte patur me disa gazetarë në Itali, këta të fundit e kishin pyetur se çfarë ofron Shqipëria, dhe Rama ju ishte përgjigjur se “Ofrojmë protesta”.

“Më thanë gazetarët italianë çfarë ofron Shqipëria? I thash ofrojmë edhe protesta, kujt i qëllojnë pushime me të enjte në mes mund të vinë tek parlamenti dhe të shohin si zhvillohet një proteste, kujt i qëllon një datë tjerët muaji shohin bulevardin me protestë.

Por zhvillohen si një furtunë në gotë dhe jo siç i keni parë ju në fotografitë e artikujve që shoqërojnë protestat që ndodhin këtu, janë protestues profesionist, punonjës bashkish që nuk i shërbejnë qytetarëve në rast se agjencia turistike i nis për protestë”, tha Rama.

Loading...