Oerd Bylykbashi,Edi Ramës: “Të kujtohet 2011 kur të nxorëm nga zyra, të kujtohet? Të prishëm planet e kullave”

Oerd Bylykbashi ka reaguar ndaj deklaratave të Ramës në Durrës lidhur me pretendimet që ka opozita për shitblerjen e votës dhe përfshirjen e krimit në zgjedhje.

Bylykbashi shkruan se në 2009 Rama thoshte se e djatha mblodhi më shumë vota prej koalicionit, ndërkohë që në 2011 sipas tij ju prishën planet e kullave, dhe gjithashtu Rama donte të shpallej fitues me 10 votat e rezultatit paraprak.

Ish-deputeti fton kryeministrin përmes një postimi në rrjetet sociale që të hedhë armët e pushtetit, të lërë bandat dhe të dalë në shesh të barabartë që të shihet sipas tij se kush fition.

Postimi i plotë:

Eh mer artist!

Paska fol artisti nga Tirana. O artist, te kujtohet 2009 kur thoje: Si ma hodhe qe mblodhet me shume vota me koalicion? I madh ishe, kujtoje se koalicioni i madh duhej vetem per kohe televizive. Koalicioni mblodhi vota, jo kriminelet qe mbledh ti.

Po 2011 kur te nxorem nga zyra te kujtohet? Te prishem planet e kullave. Madje doje te zhdukje edhe ato 300 votat qe socialistet kishin hedhur per ty por i kishin hedhur ne kutite e gabuara. Ti nuk doje te numeroheshin edhe votat e tua, i bere hasha, se doje te shpalleshe fitues patjeter vetem me 10 votat e rezultatit paraprak. Ne ti gjetem ne kuti, i numeruam per ty nje per nje. Dhe ti humbe.

Kur je artist mos bej si jurist! Hidhi armet qe te jep pushteti, leri bandat dhe dil ne shesh barabarte dhe te shohim si iken duke kuisur. He artist, ashtu e sheh sa te vlejne bojrat e ujit qe mban mbi tryeze!

Loading...