20.6% e nxënësve ndjekin arsimin e mesëm profesional

Në komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësisë u bë shqyrtimi në parim i projektligjit “Për  buxhetin e vitit 2019”, ku zv/ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Dojna Sorensen theksoi se të rinjtë sot preferojnë të zgjedhin arsimin profesional ndryshe nga çfarë ndodhte 4 vite më parë.

“Arsimi dhe formimi profesional është një mundësi për shumë të rinj dhe të reja por edhe për individët gjatë gjithë jetës për t’u integruar dhe për të qëndruar në tregun e punës. Pjesëmarrja në arsimin profesional në këto 4 vite ka ardhur duke u rritur. Në qoftë se, ne e krahasojmë me vitin 2013, 13% e personave ndiqnin arsimin e mesëm profesional. Ne sot ndodhemi në një pikë ku 20,6% e nxënësve ndjekin arsimin e mesëm profesional. Sa i përket arsimin dhe formimit profesional ne kemi një rritje. Aktualisht, në këtë vit mësimor janë regjistruar 19.296 nxnësve nga të cilët 3.100 janë vajza. Deri diku kemi një pjesëmarrje relativisht të ulët të vajzave në arsimin profesional por është shifër që ka ardhur gjithmonë  në rritje”, – u shpreh zv/ministrja.

Gjatë shqyrtimit në parim të pr/buxhetit mungonte opozita./atsh

Loading...