Kër.cënohet me jetë kryeministri

Një person ka kër.cënuar kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, përmes një video live në rrjetin social Facebook.

Zharko Grozdanovski i është drejtuar kryeministirt Zaev duke i thënë që të mos luajn me personat të cilët i përkasin fesë së krishtrë.

“Nëse Toni Mitrevskin e dënoni vetëm një ditë, Zaev do të ju dj.eg juve dhe Maqedoninë, pasha fenë time nuk ka forcë që më ndalon” është shprehur Grozdanovski.

Mesazhi i plotë

Përshëndetje vëllezër dhe motra ku do që jeni në Maqedoni dhe jashtë, jam tërhequr që ti shoh se di vëllezërit e mi të fesë, dënohen për gjëra që nuk i kanë bërë, them për vëllait tim të fesë Toni Mitrevski – Severot i cili 30 ditë, ka qëndruar para parlamentit të Republikës së Maqedonisë që ta mbrojë kushtetutën dhe Republikën e Maqedonisë, ju heshtët dhe u fshehët, ai është i dënuar për sulm ndaj personave zyrtar.

Këtë porosi ua drejtoj qeverisë nga Zaevi i parë deri tek Zaevi i fundit, mos luani me vëllezërit kristjanë, ju them dhe qëndroj pas asaj që them Zaev, dy herë të kam pas në duar dhe të lëshova dhe po të them mos i prek vëllezërit e mi të fesë, të kisha në dorë dy herë dhe të lëshova e dinë edhe njerëzit që i ke afër.

Hera e parë është çështja “Makedonski Brod”, e dyta “Kozjan”, do ta kisha dje.gur Maqedoninë por u tërhoqa sepse e thash fjalën se për Maqedon nuk e ngrej pukshën dhe do të rri në atë qëndrim, mos Zaev dhe Dpmne sepse dijeni mbi kristijanët, do të ju zhdukë të gjithëve, asnjërin nga njerëzit e mi ti dënoni ose ti bur.gosni sepse do të ju zhdukë të gjithë liderëve.

Lëshoni Toni Mitrevskin dhe mos u tall, sepse un jam Zharko Grozdanovski, ti je mësues si ai që iku në Bukuresht Nikolla Gruevski, un jam Vmro e jo ai që iku, un jam ai i cili më 2011 e çela librezën e partisë së Vmro-së, dhe ju them se nëse Toni Mitrevskin e dënoni vetëm një ditë, Zaev do të ju djeg juve dhe Maqedoninë, pasha fenë time nuk ka forcë që më ndalo.

https://www.facebook.com/100024617600499/videos/404266013737315/?t=0

Loading...