Arapash me të brendshme Qengji, një pjatë tradicionale shqiptare!

Arapash me të brendshme Qengji, një pjatë tradicionale shqiptare me shije dhe e lehtë në përgatitje.

Shoqërohet me një gotë vere të kuqe ose raki.

Përbërësit

500 gr miell misri (i bardhë dhe i imët)
2 kg lëng mishi
200 gr gjalpë (i freskët deleje)
600 gr të brendshme qengji ((zorrë të holla, mëlçi, shpretkë, etj))

Përgatitja

1
Për përgatitjen e arapashit, në fillim lani dhe pastroni mirë me ujë e më pas me limon ose uthull të përbrendshmet e qengjit. Më pas pritini në copa të vogla dhe skuqini në një tenxhere të thellë, ku më parë është hedhur gjalpi
2
Pasi t’u ketë dalë lëngu, shtoni miellin e misrit, kaurdisini së bashku dhe shtoni lëngun e vakët i mishit.
3
Vazhdoni duke e trazuar ngadalë dhe me zjarr jo shumë të fortë, derisa masa e krijuar të fillojë e të nxjerrë flluska përsipër.
4
Hidheni në pjata dhe për dëshirë, sipas traditës labe, mund t’i shtohet djathë nape i freskët dhe i thërrmuar.
Ju bëftë mire!

Loading...