Zbuloi se ishte prekur nga tumori i cili nuk i linte shpëtim, kështu një nënë e re vendosi që ti shkruante disa letra të birit, në mënyrë që ai të mos e harrojë.
Tyla Livingstone, një 22-vjeçare skoceze, po lu.fton me një tumor agresiv në tru, të cilin e zbuloi pak kohë pas lindjes së djalit.
Vogëlushi Preston është vetëm 5 vjeç dhe fatkeqësisht, nuk do mund ta ketë nënën pranë gjatë rritjes së tij, pasi sipas mjekëve, Tyla do jetë me fat nëse do jetojë edhe katër vite të tjera.
Nëna e re zbuloi sëmundjen fatale vetëm një muaj pasi solli në jetë të birin. Simptomat e para nisi ti ndjente qysh në shtatzëni, por i neglizhoi.
Pas lindjes së djalit, ajo ju nënshtrua rezonancës magnetike, ku dhe zbuloi tumorin.
E reja i është nënshtruar kimioterapisë dhe radioterapive për të ngadalësuar avancimin e sëmundjes, edhe pse sipas mjekëve, shërimi është i pamundur, shkruan noa.al.
Që nga ai moment e reja i ka shkruar një sërë letrash të birit, me mendime dhe kujtime, në mënyrë që ai ti lexojë kur të rritet për ta kujtuar.
Kështu thotë ajo, “Preston do e kuptojë se kë kishte nënë dhe se sa shumë e donte”