Librazhd, inaugurohet fusha me bar natyral

Në qytetin e Librazhdit është inauguruar fusha e futbolli me bar natyral.

Ky investim i Federatës Shqiptare te Futbollit ka një vlerë rreth 60 mijë euro dhe do t’i shërbejë klubit të Sopotit.

Ky investim pason mbështetjen që Federata Shqiptare e Futbollit mundëson për klubet shqiptare për të siguruar infrastrukturen sportive adekuate.

Në këtë mënyre, sigurohet një stadium i rinovuar tërësisht dhe një hapësirë e re e zhvillimit social dhe ekonomik të qytetit të Librazhdit.

Ky investim modern do të jetë në dispozicion të ekipit të Sopotit, ekipeve zinxhir si edhe kombëtareve rajonale për moshat e reja që FSHF organizon, një kontribut për të zhvilluar me tej dhe kultivimin e pasionit për futbollin tek brezat e rinj.

Loading...