Rama: “Rrugëhumburit e politikës e të medias e keqpërdorën raportin e DASH”

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas komenteve dhe interpretimeve për raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH), nga ana e medias dhe politikës në Shqipëri.

“Të pamësuar të lexojnë, të paaftë të kuptojnë dhe të padëshiruar të shohin e të flasin tjetër gjë, përveç të keqes që u dëshiron syri e u nxjerr goja, rrugëhumburit e politikës e të medias e keqpërdorën edhe këtë raport si gjithçka tjetër, për të tërhequr zvarrë publikun në llumin e fjalëve të tyre”, shprehet Kryeministri Rama.

Reagimi i Kryeministrit Rama ka ardhur pas përfundimit të bashkëbisedimit të ministrit në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj me gazetarët/atsh

Loading...