Arsimi profesional, Hoteleri-Turizmi dega më e preferuar nga të rinjtë

Rritja e cilësisë në shërbimet e turizmit është e lidhur ngushtë me punësimin e të rinjve që përgatiten në këto shkolla, të cilat janë një garanci për zhvillimin e turizmit.

Kështu, edhe tek të rinjtë shqiptarë që kanë zgjedhur të profilizohen në një degë të caktuar të arsimit profesional, shumica e tyre kanë zgjedhur Hoteleri-Turizëm. Sipas shifrave të bëra publike nga zv/ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Dojna Sorensen, rezulton se në këtë vit akademik janë regjistruar 1149 nxënës në degën e Hoteleri-Turizëm.

“Sa i përket drejtimeve mësimore më të frekuentuara dhe interes të lartë regjistrimet në hoteleri-turizëm ku në këtë vit akademik janë regjistruar 1149 nxënës, shërbim mjetesh transport 784 nxënës, teknologji informacioni dhe komunikimi 574 nxënës, në vijim ekonomi-biznesi, eletro-teknikë, hidraulikë dhe mekanikë janë ndër ato programe që janë më të ndjekura”, – tha zv/ministrja.

Sipas të dhënave të bëra publike më herët nga Sorensen,  66% e të rinjve që mbarojnë arsimin e mesëm profesional punësohen 6 muaj deri në një vit pas diplomimit dhe  veçanërisht në sektorin e hoteleri-turizmit, 80% e të rinjve që përfundojnë shkollën punësohen brenda 6 muajve nga momenti i diplomimit./atsh

Loading...