Basha: “Mos qeshni o dele se cdo shaka ju kushton 100 mijë euro tuajat në orë. Kjo është fatura e Edi Ramës për popullin shqiptar”

Në takimin e tij të mbajtur në qytetin e Durrësit, ku një ditë më parë ka qenë kryeministri Edi Rama, Lulzim Basha është treguar i ashpër dhe ka sulmuar një pjesë të qytetarëve.

Ai i ka cilësuar madje ata si dele që qeshin me shakatë e Ramës.

“Kllouni që erdhi dje këtu para jush, nuk ishte klloun por ai është hajduti më i madh në historinë e Shqipërisë që fshihet pas shakave bajate ndërsa fut duart ditë për ditë në xhepat tuaj. Vëllezër dhe motra vetëm sipas të dhënave zyrtare në vetëm dy vite Edi Rama ka kullufitur afro 2 miliard euro.

Dua ti bëj thirrje edhe socialistëve të ndershëm që tashmë e kanë kuptuar dhe ja zbrazën sheshin dje. Edhe anëtarëve të administratës që rrinin kokëulur, por edhe ndonjërit që qeshte si dele me shakatë e kripura të kryegastorit.

Mos qeshni o dele se cdo shaka ju kushton 100 mijë euro tuajat në orë. Kjo është fatura e Edi Ramës për popullin shqiptar.

Sa herë del para jush dhe ngërdheshet si majmun, sa herë del para jush dhe shan opozitën apo merret me pjesët e mija të trupit, sa herë që del para jush ka një hall të madh.

Ka një hall jo vetëm të fshehë vjedhjen, por të fshehë atë që nuk e fsheh dot më kurrë: që bota e tregon me gisht si kryehajdutin e Ballkanit, kryekriminelin e Ballkanit, Maduron e Ballkanit që shqiptarët do ta shporrin.

Dhe dje halli i tij ishte gjigand: Departamenti Amerikan i Shtetit e tha qartë atë që çdo shqiptar e di”, tha Basha.

Kjo është hera e parë që një politikan sulmon qytetarët në mënyrë kaq direkte, duke i cilësuar dele.

Loading...