Plagët që me zor mbyllen- Priteni në kuzhinë dhe plagët nuk mbyllen? Gërvishtjet nuk ikin kollaj?
Kjo mund të jetë një simptomë e qartë diabeti. Sistemi imunitar është i kompromentuar dhe kjo gjë ndikon në procesin e shërimit.
Uri ose etje ekstreme– Kur trupi ynë nuk arrin që të tolerojë më glukozën, është normale që të kihet uri dhe etje përtej normales. Kjo gjë ndodh kryesisht në orët e vona të natës.
Dekolorim i lëkurës- Keni vënë re që lëkura nën sqetulla, në qafë apo në gjunj ju zbardhet? Kjo është një shenjë e pastër diabeti.
Lodhje- Një lodhje e tepërt pa shkak, është simptomë e qartë diabeti. Kjo gjë manifestohet edhe me nevojën për të dremitur gjatë ditës.
Probleme me shikimin- Glukoza që akumulohet në organizëm, shkakton mjegullim të shikimit.
Mpirje- Nëse niveli i sheqerit në gjak është shumë i lartë, mund të ketë mpirje të duarve ose të këmbëve.
Gjak nga mishrat e dhëmbëve- Kur del gjak nga mishrat e dhëmbëve, kjo gjë flet për probleme lidhur me diabetin. Nëse ky problem nuk zgjidhet me këshillat e dentistëve, bëni mirë që të kontrolloheni për diabetin.