Ish-kampioni i boksit kërkesë për Prokurorinë që të marrë pjesë në ceremoninë mortore të të atit dhe xhaxhait

Ish-kampioni i boksit, Astmer Bilali i arrestuar si pjesë e grupit “Bajri”, i ka bërë kërkesë Prokurorisë që t’i japë leje për disa orë, në mënyrë që të marrë pjesë në ceremoninë mortore të të atit dhe xhaxhait.

Kërkesa është paraqitur në Prokurori nga avokatët e tij. Ish-kampioni i boksit Bilali akuzohet nga prokuroria e Krimeve të Rënda për pjesëmarrje në grup kriminal dhe “Përcaktim të rezultateve në garat sportive”.

Safet Bajri, një i dënuar me 9 vjet heqje lirie në Belgjikë për disa krime të rënda në këtë shtet, rezulton të jetë krahu i djathtë i kapobandës Behar Bajri.

Nga të dhënat që disponon Prokuroria e Krimeve të Rënda, rezulton se veç Safetit, Behari mban lidhje të ngushta dhe me të arrestuarin tjetër Samet Hallunin.

Pikërisht këta dy persona janë ata me të cilët Behar Bajri merr dhe komunikon urdhra që zbatohen në teren më pas nga ushtarët e grupit të tij.

Nga të dhënat që janë paraqitur në dosjen e prokurorisë së Krimeve të Rënda si dhe nga bisedat e përgjuara të Behar Bajrit, provohet se lidhje e afërt e tij është pikërisht Samet Halluni, përdorues telefoni 06985XXX, dhe të organizuar në një grup kriminal u kërkojnë nëpërmjet shtrëngimit pasuri shtetasve që merren me lotaritë sportive në Shkodër, raporton Shqiptarja.com.

Lidhje tjetër me rëndësi i këtij grupi është Safet Rustemi (Bajri),përdorues i numrit 0699340XXX, ku mes bisedave të përgjuara mes tij dhe të hetuarve të tjerë,ky i fundit drejton veprimtarinë e “Përcaktimit të rezultateve në garat sportive” për llogari të grupit kriminal të drejtuar nga Behar Bajri, në marrëveshje bashkëpunimi të veçantë me Astmer Bilalin, Fabiol Rexhepin, Armir Grimaj dhe Nelson Hykën, ky i fundit i shpallur në kërkim.

Ndërkohë padrinoja i këtij grupi kriminal Enver Bajri,është arrestuar pak muaj më parë në Spanjë.

Loading...