Një video tronditëse, në kufijtë e horrorit është publikuar së fundmi nga media greke “Tanea.gr”.
Në të shfaqet vrasja e një burgosuri shqiptar përmes torturave mizore brenda ambienteve të burgut grek të Korydhalos.
Sikundër duket nga pamjet shqiptari goditet me grushte në bark, në korridoret e burgut.
Ngjarja ka ndodhur në 14 janar të vitit 2019. Shqiptari Albert Bako, 37 vjeç, ecën nëpër korridor dhe sulmohet nga dy të burgosur të tjerë.
Ndërkohë oficerët grekë të burgut bëjnë spektatorin duke mos ndërhyrë në konflikt. Në fund të përleshjes shqiptari i pajetë transferohet në spitalin e burgut.
“TaNea” raporton se muajt e fundit në Koridhalo kanë ndodhur rreth 10 përplasje të përgjakshme, 26 vdekje të dënuarish për shkaqe të ndryshme dhe dhjetëra plagosje.