Një nga katër gratë më të pasura të Rusisë ka humbur jetën në një aksident të mistershëm ajror, në Gjermani.
Natalia Fileva së bashku me pilotin e avionit të saj, si dhe babanë e tij dyshohet se janë viktimat.
“Më 31 mars 2019, aksionari i S7 Airlines, Natalia Fileva u vra në moshën 55-vjeçare, gjatë një fluturimi në një aeroplan privat Epic-LT në një aeroport të Frankfurtit.
Shkaku i tragjedisë nuk është ende i njohur,” tha kompania në një deklaratë.
55-vjeçarja u rendit në vitin 2018 nga revista Forbes si gruaja e katërt më e pasur në Rusi me 534 milionë euro në llogaritë e saj.
Mbeturinat e djegura avionit ku udhëtonte Fileva, gjenden ende në aeroportin e vogël Egelsbach, afër Frankfurtit në Gjermani. Sipas dëshmitarëve ulja e avionit është bërë normalisht, dhe më pas ka rënë zjarr në bordin e tij.
Policia tha në një deklaratë se pasagjerët do të kishin gjasa të identifikoheshin vetëm në javën e ardhshme, dhe të bëhej një raport i plotë i asaj që kishte ndodhur.
Kontrolli i trafikut ajror gjerman tha se aeroplani ishte nisur nga Kanë, Francë.