Në studion e emisionit me ‘Zemër të Hapur’ në News 24 një qytetare rrëfen mashtrimin që miku i familjes i bëri bashkëshortit të saj.
Dy vjet më parë ai i kërkoi bashkëshortit të gruas 150 mijë euro të cilat sot e kësaj dite nuk ja ka kthyer.
Paratë sipas gruas janë dhënë me mirëbesim të plotë dhe pa kurrfarë interesi.
Në bazë të një deklarate dore të cilën zotëria e ka firmosur , vërtetohet marrja e parave.
Gruaja rrëfen se miku i familjes premtoi se do ti rikthente paratë por kjo nuk ndodhi ,ndaj dhe pala e dëmtuar ju drejtua prokurorisë dhe gjykatës së Elbasanit e cila në datën 31.01.2018 e shpalli borxhliun fajtor për mashtrim.
Edhe pse drejtësia e gjykoi ,vendimi i gjykatës nuk u mor parasysh. Një tjetër vendim gjykate kësaj here në Tiranë e shpall fajtor borxhliun.
Vendimi i datës 17.02.2018 . Por bashkëshortja e Borxhliut e ka çuar në apel vendimin. E ndësa pritet një përgjgje pala e dëmtuar vuan mungesën e vënies së drejtësisë. Shpesh herë ajo i është drejtuar Prokurorisë së Tiranës e cila sipas zonjës nuk e ka hetuar bashkëshorten e borxhliut edhe pse denoncimi është bërë për të dy .
Sot Gruaja vjen në studio , kërkon përballje me palën tjetër dhe bën apel për drejtësinë.
“Kam shkuar në Ministrinë e Drejtësisë, në polici, nuk më hapej asnjë derë. I kam shkruar Presidentit, nuk më dha asnjë përgjigje, Avokati i Popullit më ktheu përgjigje.
Edhe ministria e Drejtësisë pas shumë përpjekjeve, kontaktova me një jurist. Na dhanë të drejtën për gjyq të pjesshëm, pra gjysma e padisë është pranuar nga gjykata.”- u shpreh ajo.
“Po, sepse atë zotërinë e njihnim për njeri korrekt.”-shtoi ajo.