Rezarta Shkurta publikon video të vajzës me stërgjyshen e saj Nexhmie Hoxhën – Ja çfarë shkruan…

Rezarta Shkurta gjithnjë ka publikuar fotografi nëpër rrjete sociale që dëshmojnë lidhjen e ngushtë të së bijës së saj me stërgjyshen, Nexhmie Hoxhën, të venë e ish diktatorit Enver Hoxha.

Ajo ka publikuar ditën e sotme në “Instagram” edhe një video, që dëshmon pikërisht këtë lidhje familjare.

“Nuk ka lumturi më të madhe nga thellësia e shpirtit për mua si nënë, që vogëlushja ime ka këto kujtime të paçmueshme me stërgjyshen e saj, që numëron denjësisht 98 vite.

Familja është trashëgimia më e shtrenjtë”,ka shkruar këngëtarja krahas videos së postuar.

Ajo që të bie në sy është padyshim fakti që këngëtarja ka hequr opsionin e komenteve për ndjekësit e saj, për ti paraprirë çdo komenti negativ të tyre.

Jo pak herë ajo është vënë në qendër të kritikave, dhe është përfshirë në debate për shkak të marrëdhënies së afërt dhe vlerësimeve për Nexhmijen.

https://www.instagram.com/p/Bvti48IBKyS/?utm_source=ig_share_sheet&igshid=toybxjztc1zq

Loading...