Moti i keq – 25 persona humbin jetën dhe 400 të tjerë pla.gosen

Është të paktën 25 persona kanë humbur jetën dhe 400 të tjerë janë plagosur si pasojë e një stuhie të fuqishme që ka goditur dje fshatrat e një rajoni bujqësor në Nepalin jugor, në zonën e Baras.

Kryeministri Khadga Prasad Oli deklaroi në rrjetin e tij social të ‘Twitter’ se forcat e sigurisë janë njoftuar dhe helikopterët e shpëtimit po presin që moti të përmirësohet për të dhënë ndihmën dhe për të çuar në fshat mjekët dhe ndihmën e parë.

Guvernatori Rajesh Poudel ka thënë që numri i personave të pajetë është i destinuar të rritet dhe që pjesa më e madhe e tyre dhe të plagosurve është shkaktuar nga objekte që kanë fluturuar nga era dhe nga pemë të thyera.

Loading...