Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Leshnicë të Pogradecit, ku një 16-vjeçari i ka shpërthyer granata në dorë.
Mësohet se i plagosuri me inciale E.Ç ka qënë duke luajtur në afërsi të ish-repartit Ushtarak në këtë zonë ku aksidentalisht i ka shpërthyer granata duke i gjymtuar dorën.
16-vjeçari është dërguar me urgjencë në spital ku po merr ndihmën mjekësore. Ndërkohë grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Informacion paraprak.
Më datë 01.04.2019, jemi njoftuar se në fshatin Leshnicë, shtetasi E.Ç, rreth 16 vjeç, duke luajtur në afërsi të ish Repartit Ushtarak, aksidentalisht i ka shpërthyer një granatë dhe për pasojë ka pësuar gjymtim të dorës.
Shtetasi E.Ç, u dërgua në Spitalin e Pogradecit ku ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.