Vlorë – Merret vendimi i gjykatës për autorin e ngjarjes në Kotë

Gjykata e Vlores percakton masen e sigurise arrest ne burg per shtetasin Admir Delaj,i arrestuar per vrasjen e shtetasit Fatmir Hodo,diten e premte ne fshatin Kote.

Seanca gjyqesore eshte drejtuar nga gjytar Hektor Harizaj,ndersa prokuror Maksim Sota. Seanca eshte zhvilluar rreth ores 12 te mesdites se kesaj te hene ne ambientet e gjykates se shkalles se pare ne Vlore.

Delaj akuzohet per vepren penale”Vrasje me dashje”,nderkohe qe seanca eshte zhvilluar me dyer te mbyllura,ndersa mediat jane lejuar vetem ne momentet e para. Gjykata e Vlores ka percaktuar nderkohe masen e sigurise” Arrest ne burg”,kerkese kjo e bere dhe nga prokurori i çeshtjes.

Admir Delaj qelloi me nje arme gjahu shtetasin Fatmir Hodo,diten e premte ne nje lokal ne qender te fshatit Kote duke e lene te vdekur ne vend. Gjithcka ndodhi per shkak te nje grindjeje te çastit mes autorit dhe viktimes,ky i fundit ishte administrator i njesise administrative Kote,te bashkise Selenice.

Nderkohe gjate seances Delaj nuk ka deklaruar asgje,thjesht ka shfaqur pendim per ngjarjen.

Loading...