Ardi Veliu:”Shkodra është një nga qarqet ku ka ndërthurje të grupeve kriminale dhe fenomenit të gjakmarrjes”

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu i ftuar në “News24” ka folur në lidhje për vrasjet e dy vëllezërve Bilali si dhe për lëvizjet e fundit që kanë ndodhur ditët e fundit në Policisë së Shkodrës.

Veliu komentoi dhe shkarkimin nga posti i drejtorit të policisë së Shkodrës Vehbi Bushati, ai iu përmbajt deklaratës së ministrit të Brendshëm, duke thënë se në këtë mënyrë do i jepet një tjetër impuls policisë së këtij qyteti.

Ai tha se Shkodra është një ndër qarqet më problematike përsa i përketë veprimtarisë së grupeve kriminale. 

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, u shpreh se situata bëhet më problematike se përveç grupeve kriminale përfshihet dhe fenomeni i gjakmarrjes.

“Ajo që ndodhi në Shkodër është një ngjajre e rëndë, pavarësisht masave të marra. Policia atje gjatë 2018 ka qënë shumë prezante, është një nga qarqet ku ka ndërthurje të grpeve kriminale dhe fenomenit të gjakmarrjes.

Nëse i referohem statistikave dua të jem konkret. Themi situatë të rënduar por përqindja e veprave penale të evidentura në Shkodër në 2018 është vetëm 7%, krahasuar me gjithë Shqipërinë. Drejtori lëvizi për shkakun se duam t’i japim një impuls tjetër, për një ritëm tjëtër. Do bëjmë edhe ndrydhime të tjera, edhe në Elbasan”,- tha Veliu.

Loading...