Rafaela Donvido iku nga jeta në Prill të vitit të kaluar në moshën 78-vjeçare nga një hemoragji cerebrale.
Në varrimin e saj nuk u shfaq askush pasi gruaja e moshuar jetonte vetëm, larg familjarëve dhe miqve në një fshat të Milanos.
Shpenzimet e varrimit e të 78-vjeçares u paguan nga bashkia e Milanos pasi trupi i saj kishte me shumë se një muaj në morg dhe asnjë familjar nuk merrte përsipër shpenzimet.
Sot gazeta italiane Corriero Della Sera ka publikuar se 78-vjeçarja kishte trashgimuar një shumë prej 1 milion eurosh dhe prona të mëdhaja në qytetet e Milano, Bergamo, Como dhe Mandova. Tashmë të gjithë familjarët dhe miqtë e saj janë në kërkim për të trasheguar pasurinë e 78-vjeçares që u nda e vetme nga jeta.
Kjo situatë na kujton se duhet ta falim dashuri pa kërkuar shpërblim dhe para..