Arsyeja e frikshme se përse Hitleri i mbyllte perdet e trenit kur udhëtonte

Adolf Hitleri refuzonte që të përballej me tmerret e Holokaustit, dhe zakonisht mbyllte perdet e dritareve të trenit me të cilin udhëtonte, në mënyrë që të mos kishte nevojë të shikonte çifutët që vetë po i dërgonte drejt kampeve të vdekjes.

Këto dhe fakte tjera do zbulohen në dokumentarin e ri që pritet të dalë rreth jetës së Adolf Hitlerit.

Diktatori nazist gjithashtu shkatërroi çdo dokument që e lidhte atë direkt me kampet e përqendrimit, shkruan Daily Mail.

Besohet që Hitleri asnjëherë nuk vizitoi një kamp të përqendrimit, ku 6 milionë çifutë ishin masakruar para dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore, dhe miliona të tjerë, në jetën e të cilëve kishte ndikuar ndjeshëm deri sa ata vdiqën, përcjell Gazeta Express.

Detajet e reja për jetën e liderit nazist kanë dalë në pah në një dokumentar të ri që quhet “Private Lens”. Dokumentari gjithashtu do të japë detaje për fëmijërinë abuzive të Hitlerit, aspiratat artistike dhe marrëdhëniet e tij me shumë vajza të reja.

Dokumentari drejtohet nga Dr. Tracy Borman, e cila ka udhëtuar nëpër Gjermani për të mbledhur fakte rreth figurës shumë të njohur tiranike.

“Edhe pse shumë krime u kryen në emër të tij, ai kurrë nuk vizitoi një kamp të përqendrimit, Hitleri asnjëherë nuk deshi të konfrontohej me realitetin brutal të asaj që po ndodhte. Ai vetëm dëshironte të dinte a po kryhej puna mirë”, thotë Borman.

Besohet që i vetmi çifut që e pa Hitleri ishte një mjek i quajtur Eduard Bloch, që e kuroi nënën e tij prej kancerit në gji, madje Hitleri edhe e ndihmoi atë që të emigronte në Amerikë. /Express

Loading...